Studentët e arteve, bashkëpunim me Giffoni Experiencë në Itali

Për herë të parë është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kinematografisë, mes "Universitetit të Arteve" dhe Giffoni Experience. Kjo marrëveshje i jep një mundësi studentëve të së nesërmes së artit në Shqipëri, jo vetëm në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare, por edhe në bashkëpunimin e shkëmbimin e eksperiencave mes dy instuticioneve. Rektori i Universitetit, Prof. Petrit Malaj, shprehu kënaqësine e arritjes së përfshirjes në këtë festival filmi, për promovimin dhe zhvillimin e filmit.Drejtori artistik, Claudio Gubitosi, përfaqësusi i Giffoni Experience, shprehu përgëzime për punën e mirë të bërë nga studentët shqiptarë. Gubitosi dorëzoi edhe diplomat për tre studentët shqiptarë, pjesëmarrës në Master Class në Giffoni Film Festival në korrik të këtij viti, të dalluar mes 3000 studentëve.