Ekspozitë në Rusi, shpalosen "ikonat shqiptare " në Moskë

Hapet ekspozita e ikonografisë shqiptare ën një një nga sallat e Muzeut Qëndror të Kulturës Antike dhe Artit Mesjetar rus në Moskë "Andrei Rubljov”. Ekspozita përmban ikona të shekujve 14 -18-të të e.s, marrë nga koleksioni i ikonave të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korcës.Ikonat përfaqësonin punime të Nikolla Onufrit, Vëllezërve Zografi, të David Selenicës, të Jeromonakut, anonime etj. Spikasnin ikonat "Pakëzimi i Krishtit, "Shën Maria me Shenjtorë", "Shën Maria me Krishtin", "Johan Theologu", "Ngjallja e Llazarit", "Prekja e Thomait", "Dyert e Bukura".Folësit në këtë ceremoni vunë në dukje vlerat e veçanta historike, kulturore, artistike dhe fetare të ikonografise shqiptare.Ambasadori Gjoka tha se kjo është ekspozita e parë e këtij lloji që hapet në Rusi, nëpërmjet së cilës transmentohen vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare si dhe të kulturës kristiane të popullit shqiptar.Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Tatjana Caca, foli për vlerën e ikonave shqiptare të ekspozuara në eksponatet e këtij muzeu rus, por edhe më gjerë, për kulturën mesjetare kishtare shqiptare.Në këtë ekspozitë ishin pjesëmarrës deputetë të Dumës shtetërore ruse, përfaqësues të institucioneve të ndryshme qëndrore ruse, shqiptarë me banim në Rusi, anëtarë të shoqatës se miqësisë Rusi-Shqipëri, studiues të artit, kulturës, gazetarë, titullarë të trupit diplomatik të akredituar në Rusi etj.Ky aktivitet, vijoi ai, zhvillohet në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi dhe të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.Ekspozita e ikonografisë shqiptare në Moskë do të qëndrojë e hapur për vizitoret ruse deri me dt. 9 nëntor. Me pas, ajo do të transferohet në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Nizhni Novgorod, ku do të qëndrojë e hapur deri me dt. 11 dhjetor 2012.