Vetëm unë e di si ndjehet Marko Rojs

Ish kapiteni gjerman, Mikael Balak, ka folur për dëmtimin e mesfushorit Marko Rojs, Balak e ka përjetuar vetë atë çka i ndodhi Rojsit pasi dhe ai e humbi Botërorin 2010 për shkak të dëmtimit."E di se si ndihet tani Marko. E njoh këtë ndjesi shumë mirë. Para Botërorit 2010 e kam provuar edhe unë. Je tërësisht me humor përtokë, i mbaruar, duket sikur tani nuk ka më vlerë asgjë Ditët më pas janë më të këqijat. Humb motivimin dhe gëzimin. Për disa ditë ndjen vetëm boshllëk në vetevte.. E kupton se nuk do të jesh më i nevojshëm. Dhe pastaj pyet veten pse duhet të të ndodhte ty. Por ky është futbolli, si fati.Marko ishte lojtari më në formë i skuadrës, më i forti. Ai ka cilësi që shumë lojtarë nuk i kanë. Megjithatë, në pozicionin e tij ne kemi Myllerin, Gotzen, Podolskin dhe Schyrrlen shumë të mirë si alternativa. Unë i uroj Markos që të rikthehet më i fortë dhe për këtëj jam i bindur.