Botërori, statistika dhe shifra
Po publikojmë disa statistika dhe shifra shumë interesante lidhur me Botëroret e kaluar dhe me këtë që do të startojë pas 4 ditësh në Brazil.-Botërori "USA 1994" mban rekordin për lojtarin më të ri dhe më të vjetër në moshë që kanë shënuar ndonjëherë në një kupe bote: Roger Milla 42 vjeç.-Botërori "Gjermani 2006" është ai në të cilin është shënuar numri më i madh i kartonave të kuq, plot 28 të tillë, ku vlen të veçohet kartoni i kuq më i famshëm në historinë e botërorëve, ai i Zidanë në ndeshjen kundër Italisë pasi goditi Materazzin me kokë.-Rreth 715 milion njerëz e kanë ndjekur finalën e botërorit "Gjermani 2006" mes Italisë dhë Francës, shifra më e madhe e arritur ndonjëherë për një ndeshje botërori.-Në botërorin e 2010-ës në Afrikën e Jugut janë konsumuar rreth 400.000 hot-dog dhe mbi 2 milion shishe birre.-Nga 736 futbollistët që do të marrin pjesë në "Brazil 2014", vetëm 260 luajnë në kampionatin e shtetit të tyre, 476 të tjerët luajnë jashtë.-"Brazil 2014": Rusia është e vetmja kombëtare që do të marrë pjesë në botëror, lojtarët e të cilës luajnë të gjithë në kampionatin rus. Pas saj, dy ekipet me numrin më të madh të futbollistëve të cilët luajnë në kampionatet vendase janë Anglia (vetëm portieri Forster luan në Skoci më Celtic) dhe Italia (Thiago Motta, Verrati dhe Sirigu që luajnë të PSG në Francë).-Ndër 736 futbollistët që do të marrin pjesë në "Brazil 2014", 114 prej tyre luajnë në ligat angleze të futbollit, më shumë se në cdo shtet tjetër. 81 lojtarë vijnë nga ligat gjermane dhe 78 të tjerë nga ligat italiane të futbollit-Ndër 736 futbollistët që do të marrin pjesë në "Brazil 2014", vetëm 236 prej tyrë kanë luajtur më parë në të paktën një kupë bote. Spanja e mban kryesimin me 16 "veteranë". Pas saj vijnë Uruguaji me 15 dhe Kameruni me 13 lojtarë. Në këtë botëror, gjithashtu, do të marrin pjesë portieri 43-vjecar i Kolumbisë, Faryd Mondragon, futbollisti më i madh në moshë i të gjitha kohërave i cili merr pjesë në një botëror futbolli-"Brazil 2014": Vetëm 20 futbollistë do tentojnë të fitojnë për hërë të dytë një kupë bote. Janë pikërisht 16 lojtarë të cilët kanë qënë pjesë e Spanjës kampionë të vitit 2010 dhe 4 lojtarë italianë të cilët e fituan kupën e botës në vitin 2006 (Buffon, Barzagli, Pirlo dhe De Rossi). Të gjithë të tjerët nuk kanë fituar kurrë më parë një botëror më përfaqësuesen e tyrë-Ndër 32 trajnerët që do të marrin pjesë në "Brazil 2014", 16 janë të huaj nëpër kombëtaret që drejtojnë. Në këtë botëror do të jenë 5 trajnerë gjermanë, më shumë se cdo shtet tjetër-Ditëlindja e 68-të gjatë zhvillimit të kupës së botës do ta bëjë trajnerin e Rusisë, Fabio Capello-n trajnerin më të madh në moshë në "Brazil 2014". Në anën tjëtër, trajnëri më i ri në moshë në këtë kompeticion do të jetë Niko Kovac, trajnëri Kroat i cili është vëtëm 42 vjec e 8 muaj-Sipas listës zyrtare të FIFA, Brazili është ëkipi më "i shtrenjtë" që do të marrë pjesë në "Brazil 2014", më vlerë mbi 500 milion euro të lojtarëve që do të luajnë në botëror. Pas tij vjen Spanja me 388 milion, e ndjekur nga Belgjika me plot 274 milion euro. Në vend të katërt është Argjëntina me 245 milion euro. Vendi i shtatë për Anglinë më 221 milion dhe "top dhjetëshen" e mbyll Italia me 160 milion euro. Kombëtarja më "e lirë" është ajo e Iranit, vlera e lojtarëve të saj është vëtëm pak më shumë së 4 milion euro.