Neymar mesazhe dashurie Barcelonës

E ardhmja e talentit Brazilian Neymar është Europa dhe bluza e re që do të vesh ai është skuadra e Barcelonës. Këtë lajm e kanë bërë të ditur të përditshmet Spanjolle të cilat prej disa ditësh po aludojnë për një marrveshje të mundshme mes Klubit Katalanas dhe talentit të Santosit.Për të përforcuar më shumë shkrimet e Gazetave Sportive Spanjolle  ka menduar vetë lojtari i cili në një intervistë për mediat Braziliane ka shpjeguar se:" E Ardhmja e ime nuk i përket Brazilit. Dëshira e madhe që kam patur gjithmonë është të luaj në Europë. Kjo është një dëshirë të cilën e kisha që kur isha i vogël edhe pse për momentin ndjehem mirë në skuadrën ku aktualisht luaj".I pyetur gjatë intervistës se cilët janë klubet që do të preferoje të luaje në të ardhmen në Europë? Neymar është përgjigjur se:"Më pëlqen loja që luan skuadra e Barcelonës pasi ajo mund të përshtatet më shpejt edhe me lojën time. Po ashtu edhe Real Madrid është një klub i madh ku të gjithë lojtarët do të dëshironin të vishnin të paktën një herë fanellën e 9 herë Kampionëve të Europës. Klubi Madrilen është një klub që ka shkruar historinë e futbollit në Europë por unë do të preferoja më shumë lojën e Barcelonës” ka thënë braziliani i talentuar gjatë një interviste për mediat braziliane.Duke u bazuar në këtë deklaratë të gjithë arrijmë të kuptojmë se një ditë Neymar do të jetë pjesë e Barcelonës në një të ardhme jo shumë të largët. Ndërsa duke u bazuar edhe në atë çfarë flitet për një marrveshje të fshehur mes tij dhe Barcelonës kalimi i tij nga Brazili për në Spanjë pritet të ndodh që në merkaton e verës së ardhshme. Diçka është e sigurt, Neymar do të luaj një ditë në Europë por mundësitë më të mëdha janë që ta shohim duke luajtur përkarh njeriut që mahniti të gjithë me lojën tij, përkrah Yllit Katalanas Lionel Messi.