Shalke kërkon fantazistin holandez Sneijder

Drejtuesit e Shalke 04 pasi kanë arritur të rinovojnë kontratën me holandezin Huntelar deri në 2015, kërkojnë që në radhët e skuadrës të sjellin edhe një tjetër holandez të talentuar.Bëhet fjalë për njeriun që do të pushtojë merkaton e Janarit, holandezin tjetër Wesley Sneijder që pritet të largohet nga skuadra e Interit.Mardhëniet jo të mira dhe mosgjetja e një akordi për të shtyrë kontratën me klubin nga Milano kanë bërë që emri i "Tulipanit" të jetë një nga më të lakuarit për merkaton e ardhshme.Pas skuadres së PSG, Milan dhe skuadrave Angleze në garë për të marrë shërbimet e mesfushorit holandez do të jetë edhe skuadra Gjermane e Shalke 04 që pritet të bëjë një sulm të frikshëm me Huntelar dhe Sneijder që do të mbështes bomberin Tulipan.