Erik Abidal i tho jo PSG, ndihem mirë në Spanjë

Pas një mungese të gjatë për shkak të riaftësimit nga sëmundja e tumorit, francezi Erik Abidal më në fund është i gatshëm për tu rikthyer në fushën e lojës.Ai ka kaluar momente jo shumë të mira në këto muajt e fundit ndërsa pritet të rikthehet në nivelet e larta të futbollit.Edhe pse u ka munguar Blaugranasve për një kohë shumë të gjatë Abidal duket se kur të rikthehet nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre për të ardhmen.Për mbrojtësin e majtë të Barcelonës në orët e fundit janë të interesuar kryeqytetasit e PSG, që prej kohësh janë vënë në kërkim të një mbrojtësi që mban peshë në skuadër.Lajmin për këtë interesim të Sheikëve Arab e ka bërë të ditur vetë lojtari i cili ka konfirmuar se ka patur një interesim për të blerë kartonin e tij. "Është e vërtetë që ka patur interesim të tyre ndaj meje, por familja ime ndihet më mirë në qytetin e Barcelonës dhe dëshirojnë të qëndrojnë këtu.“Këtu kam kaluar momentet më të mira dhe më të vështira të karrierës time ndaj edhe nuk dëshiroj të largohem pasi këtu kujtoj çdo gjë”, ka thënë mbrojtësi transalpine me origjinë afrikane për mediat katalanase.