Drogba mes Milan dhe Juves

Ndërsa Galiani ndodhet në Brazil për të biseduar për shitjen e dy brazilianve Pato dhe Robinjo drejtuesit e kësaj skuadre po punojnë intensivisht për të sjellë në Milano sulmuesin Afrikan Drogba që në merkaton e Janarit.Duke parë se Juventusi tashmë ka bërë një hap prapa në lidhje me blerjen e bomberit me ngjyrë, drejtuesit kuq e zi janë hedhur në sulm për të rivalizuar me bardhezinjtë.Duke parë që Milan i ka humbur shpresat për të rivalizuar për kampionat me "Zonjën e vjetër" drejtuesit e skuadrës kërkojnë që të paktën në merkato të arrijnë të mundin kampionët e Italisë. Në ditët e ardhshme pritet që ky rivalitet të bëhet më i ashpër pasi të dyja skuadrat e ndjejnë mungesën e një lojtari si Drogba.Në merkaton e Janarit pritet të kuptojmë se cili do të jetë destinacioni i ish sulmuesit të Chelsea ndërsa mbetet për tu parë se kush do fitojë mes Juventus dhe Milan në këtë duel merkato.