Bekenbauer: Jam i bindur se Gjermania shkon në gjysëmfinale
Legjenda gjermane, Franc Bekenbauer është rikthyer për të folur në lidhje me Botërorin e Brazilit i cili starton pas 6 ditësh. Bekenbauer ka shprehur besimin se Gjermania do të jetë patjetër në gjysëmfinale të këtij kometicioni. "Vetëm për gjysmëfinalen do të fluturoj në Brazil, sepse jam i bindur se do të arrijmë atje." -tha Bekenbauer. "Trajneri Lëv ka një skuadër të klasit botëror. Shumica e lojtarëve kanë përvojën e duhur, sepse kanë luajtur një herë në Kupën e Botës. Ajo që të duhet për të fituar titullin është vetëm se duhet të kesh bindje që je më i miri. Skuadra aktuale ka arsye për të besuar te vetja. Sidomos në mesfushë jemi shumë të fortë. Nuk më duket problem se kemi vetëm dy sulmues në ekip. Pres që të arrijmë gjysmëfinalet. Gjëja më e bukur është nëse përjetoj një ndeshje Gjermani - Brazil pranë mikut tim Pelé në stadiumin "Maracana". " -deklaroi Bekenbauer.