Juventusi kthehet sërish në garë për Guarin

Pas 6 muajsh qetësi, Fredi Guarin dhe Juventus rikthehen sërish në tratativa. Bardhezinjtë e shohin mesfushorin e Interit si lojtarin ideal për të formuar një mesfushë të madhe Kujtojmë që tratativat me kolumbianin u ndërprenë në mes në muajin janar pasi zikaltrit bllokuan gjithcka. Për momentin Tohir kërkon 18 milionë euro ose një shkëmbim me Markizion. Një pretendim që për momentin shikohet si i tepruar nga Zonja e vjetër.Problem tjetër për blerjen e tij janë edhe për kushtet e zikaltërve për Kolumbianin pasi nuk lejojnë asnjë lloj negociate vetëm para ose shkëmbim me lojtarë që preferon Mazarri.

Situata aktuale është disi e paqartë ndërsa Marota po punon për të zbutur vlerën e kartonin të tij duke futur në tratativa edhe lojtarë si Gabiadini, Marrone që kanë qenë të huazuar në skuadra të tjera gjatë sezonit që sapo u mbyll. "Jo" në aksin Milano-Torino ka ardhur nga Klaudio Markizio I cili ka theksuar se Juventus nuk do të bëjë asnjë shkëmbim kokë më kokë më asnjë, aq më pak me Guarin.

Ngelet të qartësohet edhe e ardhmja e Vidal dhe Pogba që kërkohen prej kohësh nga skuadrat më të mëdha botërorë të cilat janë të gatshme të ofrojnë shuma të frikshme. Me Gaurin në skuadër Marota do ta ketë më të thjeshtë për të marr një vendim për të.