Ronaldo mund të largohet në merkaton verore

E ardhmja e portugezve në radhët e Real Madrid duket se ka përfundur. Largimi i trajnerit Muorinho nga kryeqyteti spanjoll mund të pasohet nga një tjetër largim i rëndësishëm.Sipas Tabloidit Britanik "The Sun" thuhet se  Cristiano Ronaldo është gati ti japë lamtumirën Real Madridit verën që vjen, siç bëri me Manchester United në të shkuarën. I lënë në hije nga ylli i Barcelonës Lionel Messi dhe rekordet e tij por edhe nga mungesa e rinovimit të kontratës me Florentino Perez e kanë bindur portugezin që të largohet nga "Santiago Bernabeu".Tashmë CR7 duket se nuk do të vazhdojë më të mbajë mbi supe fanellën e bardhë të madrilenve të cilët shpenzuan shuma të mëdha eurosh për ta sjellë në skuadër. Marrdhëniet jo të mira me drejtuesit e klubit dhe largimi i mundshëm i Mourinjos kanë bërë që Ronaldo të mos jetë i kënaqur te madrilenët. Për futbollistin e talentuar Luzitan përveç PSG-së që ofron një "thes" me para, në lojë janë futur edhe drejtuesit e Manchester United, me synimin  për të rikthyer ish yllin e tyre në shtëpi.