Si dotë jetë Tirana pas 5 apo 10 viteve? Ekspertët tregojnë për shndërrimin e kryeqytetit
Shumë familje tiranase jetojnë ende në shtëpitë më të vjetra se mosha e prindërve apo gjyshërve të tyre, ndërsa përbri këtyre banesave bëjnë hije ndërtesat shumë katëshe të një stili të ri modernë.E nëse Tirana e dikurshme kishte me këto shtëpi të vogla, të thjeshta, me qerpiç 1 katëshe me mure të trashë, tashmë në vend të tyre, me hov që në 2005, ngrihen pallate që nuk kanë respektuar as distancat ndërmjet ndërtimeve.Profesorët e inxhinierët thonë se fluksi i kërkesave nga banorët e ardhur në Tiranë çoi në nevojën e këtyre ndërtimeve të reja të cilat janë të kushtueshme jo vetëm për blerje por edhe energjinë që përdoret për to për ngrohje apo ftohje.Por si pritet të jetë Tirana pas 5 apo 10 viteve? Inxhinier Hajredin Fratari thotë se do të ndodhë ajo që nuk pritej; qëndra do të mbetet me ndërtesa shumëkatëshe ndërsa kontrasti do të ndodhë në preriferinë, ndërtesa të ulta të rregullura sipas planit urbanistik.Edhe pse ndërtimet shumëkatshme për momentin por lulëzojnë në periferi, familjet tiranase janë të prirura të mbeten në shtëpitë e dikurshme, të thjeshta e në lagjet e tyre duke ruajtur me fanatizëm jo vetëm banesën por kulturën dhe traditën e një qytetit të hershëm që sot është kryeqëndra e shqiptarëve.