Mitrovica, mirënjohje Kryebashkiakut Basha për ndihmën

Kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati ka falënderuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, lidhur me vendimin e tij për t’iu bashkuar nismës “Ndihmo dhe ti”, duke akorduar një shumë prej 100 mijë eurosh, për meremetimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës në veri të Mitrovicës dhe kthimin në pronat e tyre, të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike.Përmes një letre drejtuar Kryebashkiakut Basha,  Kastrati shkruan se kjo ndihmë do të shërbejë për rindërtimin e banesave në Mitrovicë.“Kjo është një mbështetje tepër inkurajuese për ne dhe për qytetarët që janë duke jetuar nëpër strehimore kolektive, që prej përfundimit të luftës në Kosovë, në pamundësi për të rindërtuar shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara në atë kohë” thekson Kastrati.  Sipas tij, ndihma e dhënë është një motivim  për të qënë më të përkushtuar për këtë pjesë të Kosovës që ka rrethana specifike.       “Më lejoni që edhe një herë, t’ju falënderoj për mbështetjen dhe t’ju ftoj në një vizitë në Mitrovicë, në mënyrë që bashkërisht të promovojmë në veri ndihmën tuaj” përfundon Krastrati.