Rinovon Coentrao, do të qëndrojë te Real Madrid edhe për pesë vite të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2014, 17:43
Erdhi te Real Madrid si një zvëndësues i Marcelos në krahun e majtë të mbrojtjes dhe nga një lojtar i padëshiruar, Fabio Coentrao është rikthyer në një nga futbollistët kryesorë në mbrojtjen e ekipit të Ançelotit. Klubi madrilen ia shpërblen punën dhe sakrificën e dhënë në këtë ekip me rinovimin e kontratës deri në vitin 2019. Ai do të ketë dhe një pagë të re prej 4 milionë eurosh në sezon dhe do të qëndrojë në Madrid edhe për pesë vite të tjera.Rinovimi i Coentraos ka bërë që drejtuesit e Real Madrid të nxjerin në shitje, brazilianin Marcelo për të cilin interesohen klubet nga Italia, Milani dhe Juventus.