Liverpool "godet" në merkato, vjen mesfushori Emre Can

Ekipi anglez i Liverpool e ka zyrtarizuar blerjen e radhës në këtë merkato vere. Skuadra e Brendan Rodgers ka arritur marrëveshjen me supertalentin turk, i cili ka  pasaportë gjermane, Emre Can. "Ylli" i mesfushës së  Bayern Leverkusen është pajtuar që të kalojë tek Liverpool për shumën e 13 milion eurove. Can luan në pozicionin e mesfushorit fantazist dhe llogaritet si pasardhësi i Lucas Leivas që pritet të largohet nga skuadra e Liverpool.Can në janar sapo ka mbushur 20 vjet dhe llogaritet si e ardhme e madhe për përfaqësuesen e Gjermanisë. Mesfushori është i rritur në akademinë e Bayern Munchen, ndërsa edicionin e kaluar shkëlqeu te Leverkusen ku ishte ndër më të dalluarit.