Trajneri i Liteks, Balakov: Vajushi nuk bën pjesë në planet e mia
Ish-mesfushori i shquar i përfaqësueses bullgare, Krasimir Balakov, është emëruar pak ditë më parë trajner i skuadrës Liteks Lovech në kampionatin e këtij shteti. Tek Liteksi luajnë edhe dy mesfushorët Shqiptarë. Shkodrani, Armando Vajushi dhe mesushori tjetër Jurgen Gjasula. Mediat bullgare kanë zbuluar se trajneri i ri ka gati listën e dëshirave për drejtuesit e klubit dhe gjithashtu edhe emrat që do të largohen nga klubi këtë verë.Në listën e "zezë" të Balakov është edhe Armando Vajushi, për të cilin mediat bëjnë të ditur se nuk është në planet e trajnerit të ri.Vetë mesfushori i Kombëtares shqiptare ka deklaruar disa kohë më parë se ishte drejt largimit dhe se po kërkon një klub cilësor ku të mund të luajë. Tashmë "divorci" mes Vajushit dhe Liteks duket më afër se kurrë. Klubi bullgar do të paktën 1 milion euro për kartonin e shkodranit.