Zidane: Një ditë mund të zvëndësoj Antonio Conten

Legjenda franceze Zinedine Zidane është rikthyer të flasë për të kaluarën e tij. Ai kujton me nostalgji vitet që ka kaluar në Itali me Juventusin.I pyetur nëse do t’i pëlqente që të drejtonte bardhezinjtë, u përgjigj: "Të shikojmë. Conte po bën një punë të shkëlqyer këtu dhe sot për sot është ai trajneri. Nëse vazhdon kështu, atëherë për mua nuk do të ketë vend. Mbase në të ardhmen mund të ulem në vendin e tijNuk vij shpesh në Torino, edhe pse sa herë rikthehem, takoj shumë miq e njerëz shumë të dashur për mua. Juventusi është skuadra që më rriti" -tha francezi.Siç dihet, Zidane do të largohet nga posti që mban te Real Madrid këtë verë. 41-vjeçari nuk ka ndër mend që të vazhdojë që të jetë zëvendësi i Carlo Ancelottit. Pak javë më parë vetë Zidane ka thënë se i pëlqen që të drejtojë vetë një skuadër