Behrami: Unë te Interi ? Ende nuk e kam vendosur

Mesfushori kosovar, Valon Behrami ka folur  për zerat rreth së ardhmes se tij në merkaton e verës. Ai thotë se aktualisht po mendon vetëm për Botërorin që të jetë sa më mirë pasi ka kaluar edhe një dëmtim."Isha shumë i shqetesuar për dëmtimin por pasi bëra rezonancen manjetike u qetësova dhe tani po mendoj vetëm të jem 100% gati për Botërorin. Inter? E thashë që tani për tani po mendoj të bëj një paraqitje dinjitoze me Zvicren dhe pas Boterorit do iki për pushime. Rreth së ardhmes time ka kohe, do te flasim përsëri." -tha BehramiMediat italiane e kanë bërë fakt të kryer kalimin e mesfushorit të Napolit te Interi por ka qenë vetë futbollisti i cili ka hedhur poshtë këto zëra.