Van Gal: Më shqetëson Van Persi, nuk është ende 100 për qind gati
Hollanda po vazhdon përgatitjet për startin e Kampionatit Botëror, "Brazil 2014". Një shqetësim i madh për këtë Kombëtare në prag Botërori është, kapiteni Robin Van Persi, i cili nuk është ende në 100 % të formës së tij.Trajneri, Luis van Gal ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e sulmuesit. "Ai nuk është 100 për qind gati, por ne kemi edhe dy javë deri në startin e finaleve të Botërorit. Unë mendoj se Van Persi do të jetë gati në ndeshjen tonë të parë në Brazil. Ai është duke ardhur nga dëmtimi, dhe shumë shpejt do të arrijë formën optimale." -tha Van GalVan Persi u dëmtua gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Mancester Junajtid kundër Olimpiakosit në mars. 30-vjeçari u la jashtë ndeshjeve të Premier Ligës për gjashtë javë dhe u kthye në Holandë për t’iu nënshtruar rehabilitimit. Ai u kthye për tri ndeshjet e fundit në Angli, duke shënuar dhe gol kundër Hull Sitit. Hollanda pret shumë nga ai sulmues dhe Van Persi po stërvitet fort për t'ja dalë mbanë. "Tilipanët" do të sfidojnë në fazën e grupeve kampionët e Spanjës, Kilin dhe Australinë. Ata janë dhe favoritë për të kaluar grupin së bashku me Spanjën.