Zyrtare: Diego Costa tek Chelsea për 40 milion euro
Mungon vetëm firma mbi kontratë, por sulmuesi spanjoll, Diego Costa është futbollisti më i ri i Chelseat. Mediat britanike raportojnë se Diego Costa do të kalojë nga Atletiko Madrid për te Chelsea për shifrën e 32 milion stërlinave ose e thënë ndryshe 40 milon euro.Trajneri i "bluve" Joze Mourinho, ka kërkuar që përveç Costës, të afrojë në ekip edhe Felipe Luis si dhe mesfushorin Tiago të cilin e ka patur në ekip edhe në vitin 2004-2005. Diego Costa edhe pse është i impenjuar me Kombëtaren e Spanjës ka kaluar me sukses vizitat mjeksore në Londër dhe është gati për të hedhur firmën mbi kontratë.Ai ishte një nga sulmuesit kryesor të ekipit të Simeones, ku arriti të shënonte 27 gola në kampionat dhe 8 në Champions, duke udhëhequr Atletikon drejt sukseseve. Tani Costa pritet të jetë pika kryesore në sulmin e Joze Mourinhos tek Chelsea.