Arsenali 54 milion euro për Marco Reus

Arsenali ka shënjestruar futbollistin e Borusias së Dortmundit Marco Reus. Mediat britanike raportojnë se klubi londinez është i gatshëm të kalojë në llogaritë e klubit gjerman plot 54 milion euro.

Arsene Wenger po mundohet të përforcojë skuadrën për edicionin tjetër ndërkohë që po kërkon të sjellë në Londër shumë lojtarë cilësor.Marco Reus do të ishte futbollisti perfekt për mënyrën e lojës që Arsenali aplikon. Gjermani është një nga lojtarët më të mirë të Borusias së Dortmundit dhe kjo ka bërë që shumë klube ta kthejnë në objektivin e tyrë kryesor, duke filluar nga Manchester United e deri te Barcelona.

25 vjeçari për momentin është i impenjaur me përfaqësuesen gjermane në prag të botërorit ndërsa më parë ka bërë të qartë se kërkon të qëndrojë në Dortmund, por përballë një oferte të tillë çdo klub do të tundohej.Mësohet se gjermani pëlqehet shumë nga trajneri francez i Arsenalit dhe ky i fundit e ka vendosur në krye të listës së përforcimeve.

Londinezët në sezonin e fundit siguruan një vend në Champions League por ajo çka i ka mbetur peng të gjithë tifozëve të skuadrës është se “ topçinjtë “ u bë vite që nuk po luftojnë dot për titullin kampion në Angli.Për këtë klubi anglez po bën përpjekje për të ndërtuar një skuadër sa më kompetitive. Përveç Marco Reus sot si objektiva të mundshëm të londinezëve janë përmendur edhe Radamel Falcao dhe Aymeric Laporte, fakt që tregon më së miri dëshirën e madhe që Wenger ka për ta ngjitur Arsenalin në majat e futbollit europian.