De Biazi: Humbëm përballë një ekipi inferior, Hungaria ishte më dobët se ne

Kombëtarja Shqiptare ka humbur mbrëmjen e djeshme miqësoren e radhës 1-0 përballë Hungarisë në Budapest. Tekniku De Biazi është parë shumë i mërzitur pas ndeshjes dhe në deklaratën e tij ka shprehur keqardhje për rezultatin e arritur."Nuk më pëlqeu aspak që humbëm kundër një skuadre që nuk ishte superiore kundrejt nesh. Ndeshja u zgjidh nga një episod i vetëm. Ishte një penallti që mund të evitohej, por ndoshta lodhja na dhuroi një surprizë të hidhur në fund të ndeshjes. Kemi disa mungesa të rëndësishme, kemi lojtarë jo fort të freskët dhe bëjmë aq sa na lejojnë të tjerët të bëjmë në fushë." -deklaroi De BiaziNdeshja e radhës për Kombëtaren Shqiptare, do të jetë më 8 qershor përballë San Marinos. Dy ndeshjet e luajtura deri tani kemi arritur të marrim dy humbje që kanë ndikuar për keq tek psikologjia e ekipit tonë Kombëtar. Kundër San Marinos pritet kthesa, duke parë që është dhe një kundërshtar më i dobët se ne.