Florentino Perez : Ronaldo duhet të luaj vetëm nëse është në 100%
Gjëndja fizike e Cristiano Ronaldos përpara fillimit të kampionatit botëror i ka shqetësuar të gjithë jo vetëm ne Portugali por edhe në Madrid. Para pak ditësh u spekulua edhe se ylli portugez mund të humbasë kupën e botës.
Presidenti i Realit Florentino Perez gjatë një interviste për mediat iberike ka qartësuar edhe pozicionin e tij në lidhje me pjesëmarrjen apo jo të Ronaldos në botëror“ Jam i shqetësuar. Nuk dua që të na ndodhë me Cristianon ajo që më parë na ka ndodhur me Kaka’-n apo edhe me Khedirën i cili u dëmtua në përfaqësuese. Mendoj se Ronaldo duhet të luaj vetëm nëse ndjehet në 100% e tij, nëse nuk ndjehet gati atëherë është më mirë të mos rrezikoj.”- u shpreh numri 1 i klubit madrilen
Më pas Perez foli edhe për merkaton e Realit dhe për triumfin në Champions League.“ Po e përsëris edhe një herë se Morata nuk do të lëvizë ndërsa as Aguero e as Pogba nuk do të jenë pjesë e klubit tonë. Vuajtëm shumë për të arritur triumfin e 10-të në Champions, mjafton të shohësh se kemi qënë pjesë e gjysmë finaleve 7 herë.”- u shpreh presidenti i galaktikave.
Në fund spanjolli foli për situatën e Iker Casillas si dhe për ish-trajnerin e skuadrës së tij Jose Mourinhon.“ Kam biseduar me Iker dhe nuk më ka shprehur asnjë pa kënaqësi. Ai ka që 9 vjeç që është pjesë e Realit dhe për këtë besoj se Casillas do ta mbyllë karrierën në “ Santiago Bernabeu “. Mourinho më uroi pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve ai është më të vërtetë një fans i Realit të Madridit.”-përfundoi presidenti i klubit mbretëror Florentino Perez