Miqësore, dështojnë Anglia dhe Italia

Italia nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës modeste të Luksemburgut. Në sfidë e zhvilluar në Perugia .Të kaltrit kaluan në avantazh në minutën e tetë me golin e mesfushorit Claudio Marchisio i cili shënoi me kokë pas një topi të bukur të dhuruar nga Mario Balotelli. Skuadra e trajnerit Cesare Prandelli uli ritmin e lojës dhe nuk arriti të prek rrjetën për herë të dytë. Edhe pas pushimit Italia nuk mundi të shënonte golin e sigurisë. Luksenburgu nuk dorëzohet dhe dhuron surprizën më të madhe. Ndëshkimi erdhi pesë minuta para fundit kur Maxime Chanot shënoi me kokë pas një goditje nga këndi duke i mohuar fitoren Italisë. Kjo është sfida e shtatë radhazi që të kaltrit nuk arrijnë të fitojnë teksa janë në kohën kur duhet të udhëtojnë drejt Brazilit për në Kampionatin botëror.Holanda ka kaluar pa problem Uellsin me rezultatin 2:0, në ndeshjen e radhës përgatitore për Kampionatin botëror në Brazil. Trajneri Louis van Gaal e nisi sfidën me Robin van Persien në sulm. Portokallinjtë kaluan në avantazh me Arjan Robben në minutën e 32-të. Në pjesën e parë nuk pati më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e lehtë të Tulipanëve. Jeremain Lens i siguroi Holandës fitoren me golin e tij në minutën e 76-të. Skuadra e Van Gaalit zhvilloi një test pozitiv kundër Uellsit që luajti pa yllin kryesor Gareth Bale duke u përgatitur për sfidën e parë në Botëror, kundër kampionëve në fuqi të Spanjës.Anglia nuk shkoi më shumë se një barazim 2:2 me Ekuadorin në sfidën miqësore të zhvilluar në Miami. Enner Valencia kaloi Ekuadorin në avantazh në minutën e 8-të. Por, Uejn Rooney i aktivizuar në një rol të pazakonshëm në krahun e majtë të mesfushës barazoi rezultatin në minutën e 29-të. Pas pushimit, blerja më e re e Liverpoolit, Rickie Lambert kaloi Anglinë në avantazh në minutën e 51-të. Ekuadori nuk u dorëzua dhe barazoi me Michael Arroyos në minutën e 70-të. Në minutën e 79-të, Antonio Valencia dhe Raheem Sterling u përjashtuan me kartonë të kuq pas një përplasje mes tyre.Uruguaji duket në formë të shkëlqyer para fillimit të kampionatit Botëror teksa ka marr një fitore të lehtë ndaj Sllovenisë 2-0. Edison Kavani do të hapte serinë e golave në minutën e 37-të pas një goditje të bukur me kokë. Rezultati do të dyfishohjej në minutën e 76-të me Stuanin që arrin ta dërgoj topin në rrjet pas një rromuje në zonë të mbrojtjes mike.Fitore të lehtë mori edhe Argjentina që shkatërroi 3-0 Trinidad Tobagon. Rodrigo Palasio do të zhbllokonte rezultatin vetëm në fundin e pjesës së parë. Ndërsa në të dytën Maskerano dhe Maksi Rodriguez do të vulosnin rezultatin e përgjithshëm.