Ibrahimoviç: Murinho është manipulues, Guardiola trajner i madh

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç ka folur për dy ish trajnerët e tij, Joze Mourinho në kohën kur kanë qenë të dy tek Interi dhe Guardiolën tek Barcelona. Ai ka theksuar se Mourinho e bën lojtarin ashtu siç ai dëshiron duke mos e lejuar të jetë vetvetja."Mourinho është manipulues, ai prek psikologjinë e një futbollisti dhe e bën atë të luajë ashtu si ai do. Megjithatë kjo është një meritë e tij që e bën  atë të veçantë dhe të sukseshëm kudo që ka drejtuar." -tha Ibrahimoviç.Sulmuesi i PSG-së u ndal pak edhe tek Guardiola. " Pep është një trajner shumë i madh. Kur kam luajtur tek Barcelona, gjatë muajt e parë kanë qenë fantastikë, më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Jam i sigurt se Guardiola nuk ka ndikuar aspak tek forma ime në atë kohë. Ai dëshiron që ta ketë gjithçka perfekte. -mbylli deklaratën e tij Zlatan Ibrahimoviç