FIFA bën të ditur renditjen e kombëtareve të futbollit. Shqipëria e 66-ta.
Federata ndërkombëtare e futbollit ka bërë sot të ditur klasifikimin e përfaqësueseve të futbollit për muajin Maj. Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Gianni de Biasi ka bërë hapa përpara pasi ka arritur të fitojë 4 pozicione nga klasifikimi i më parshim, tashmë kuqezinjtë ndodhen nuk ndodhen më në vendin e 70-të por në atë të 66-të. Vlen për tu përmendur se në këtë renditje nuk janë marrë parasysh rezultatet e dy miqësoreve të fundit të kombëtares sonë. Me siguri që humbjet e fundit do të ndikojnë edhe në klasifikim e ardhshëm që FIFA do të shpallë pas përfundimit të kampionatit botëror.
Në vendin e parë vazhdon të qëndrojë kampionia në fuqi e botës Spanja, e cila është edhe skuadra favorite për të triumfuar në Brazil, pas iberikëve ndodhen gjermanët e Joakim Low, ndërsa Brazili i Scolarit ka bërë një hap para duke u renditur nga FIFA në vendin e tretë. Një pozicion ka humbur Portugalia e Ronaldos e cila gjendet në vendin e 4-ët.Më lart në krahasim me renditjen e kaluar ndodhen edhe Argjentina e Zvicra ndërsa Uruguaj ka humbur një pozicion duke u renditur i 7-ti. 10-shen e kombëtareve më të mira të momentit sipas institucioni më lartë të futbollit botëror e plotësojnë më radhe Kolumbia, Italia e Prandellit dhe Anglia e Roy Hodgson.