Real Madridi super ofertë për Suarez, 90 milion euro
Pasi mori aprovimin e trajnerit Ancelotti duket se presidenti i Realit të Madridit tashmë është hedhur në sulm për Luis Suarez.
Mediat spanjolle raportojnë se tashmë klubi mbretëror i ka paraqitur Liverpoolit edhe ofertën e parë zyrtare për sulmuesin uruguaian. Shifra e ofruar nga presidenti i galaktikave është 90 milion euro. Një shifër vërtet e lartë e cila nuk ka si të mos merret në konsideratë nga klubi anglez.
Lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe Liverpooli po ashtu por kur bëhet fjalë për shifra të tilla të çmendura atëherë vullneti i lojtarit apo i klubi kalon në plan të dytë.Për më shumë që kjo është vetëm oferta e parë që Reali i bën klubit anglez, dhe pa diskutim që me kalimin e ditëve kjo ofertë është e destinuar të rritet ku mund të kemi fare thjeshtë edhe një ofertë që mund ti kaloj 100 milion eurot.
Dje mediat spanjolle raportuan se presidenti Perez i kish kërkuar Ancelottit të evidentonte lojtarin numër një për të përforcuar skuadrën, në krye të listës së italianët ishte Suarez dhe nuk kaloj shumë por madrilenët përgatitën menjëherë ofertën për sulmuesin 27 vjeçar.
Tashmë pritet reagimi i Liverpoolit por besohet se të kuqtë do të provojnë të refuzojnë me qëllim që klubi madrilen të paraqitet sërish me një ofertë akoma më të lartë. Një gjë është e sigurt se nëse Florentino Perez i vendos vetes një objektiv është shumë e vështirë mos ta arrijë atë. Rastet e Ronaldos, Kaka’s apo Gareth Bale-t janë shembulli më i mirë, dhe suke qënë se aktualisht objektivi kryesor i presidentit të Realit është Suarez atëherë më shumë mundësi sezonin ardhshëm uruguaiani do të veshë fanellën e ‘ los blancos ‘.