Hulk drejt Arsenalit, topçinjtë ofrojë 26 milion stërlina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2014, 17:26
Ekipi londinez i Arsenal ka vendosur që të afrojë në skuadër një sulmues me peshë për sezonin e ardhshëm. Thuhet se topçinjtë kanë dërguar një ofertë zyrtare në Rusi te skuadra e Zenit për sulmuesin kryesor të këtij ekipi..
Sulmuesi brazilian, Hulk është objektivi tjetër i Arsenalit pas Falkaos për përforcimin e sulmit. Oferta e Arsenalit për Hulk është plot 26 milion stërlina dhe gjasat për një marveshje mes klubeve marrëveshje janë të mëdha.
Mediat ruse shkruajnë se Arsenali dëshiron që Hulk të zyrtarizohet gjatë kësaj jave dhe testet mjekësore ti kryej që para para botërorit. Gjithsesi fjala e fundit i takon ekipit të Zenit, me të cilin braziliani është nën kontratë.