Tito Vilanova ishte ai që e bindi Leo Messin të qëndronte tek Barcelona

Ish-trajneri i Barcelonës Tito Villanova i cili ndërroi jetë më 25 Prill pas një sëmundje të rëndë ishte njeriu që e bindi Lionel Messin të qëndronte tek Barcelona.Mësohet se ylli i katalanasve shkoi të takonte ish-trajnerin e tij pak ditë përpara se ky i fundit të ndërronte jetë. Messi po kalonte në atë moment ndoshta periudhën më të vështirë tek klubi blaugrana. Barcelona sapo kishte humbur në finalen e kupës ë mbretit dhe po ashtu ishte eliminuar nga Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Në atë periudhe argjentinasi akoma nuk e kishte rinovuar kontratën me Barcelonën dhe një largim i tij i mundshëm ishte në qëndër të vëmendjes së të gjitha medieve, me PSG-n dhe Manchester City-n të gatshëm të bënin ofertat e tyre stratosferike për 4 herë fituesin e topit të artë.Tashmë të gjithë e dimë se Messi rinovoi me Barçën dhe asnjë spekulim për largimin e tij të mundshëm nuk u kthye në realitet por ajo ç’ka nuk dihej ishte se pikërisht Vilanova ka qënë njeriu që e ka bindur numrin 10.Mediat spanjolle nuk bëjnë me dije se çfarë fjalësh i ka thënë ish-tekniku yllit të skuadrës por raportohet se pas takimit me Titon Messi ishte i qartë për zgjedhjen që duhet të bënte, madje menjëherë i kominukoi presidentit Bartomeu se ishte i gatshëm të firmoste kontratën e re.

Ndoshta kjo ka qënë dhurata e fundit që Tito Vilanova i ka bërë klubit të tij të zemrës Barcelonës.