Manchester United nuk heq dorë nga Fabregas

Pasi dje u shtuan spekulimet për një marrëveshje të Chelsea-t me Cesc Fabregas, sot raportohet se Manchester United është gati ti bëjë një ofertë joshëse si futbollistit po ashtu edhe klubit të Barcelonës.

Spanjolli është shumë pranë largimit nga blaugranët, këtë e konfirmoi dhe dje gjatë konferencës për shtyp mbrojtësi Pique i cili duke mos e ditur që mikrofonat ishin të hapur i deklaroi trajnerit Del Bosque se Fabregas tashmë mund të quhet një ish-lojtar i Barçës.Mësohet sot nga mediat spanjolle se klubi i Manchester United është gati ti ofrojë iberikut 9 milion euro në sezon të njëjtën shifër që i ofrojnë edhe blutë e Londër ndërkohë që dy anglezet e tjera Manchester City dhe Arsenali nuk kanë shkuar më shumë se 8 milion.Vetë lojtari kërkon të transferohet në një nga klubet e Londrës dhe kjo ja komplikon disi planet Manchesterit , por në favor të United është dëshira e Barcelonës por mos t’ia dorëzuar lojtarin Chelsea-t, ndërkohë që Arsenali nuk ka mundësi ti ofrojë pagën që ofrojnë blutë e Londrës dhe të kuqtë e Manchesterit.

Një tjetër faktor që e favorizon United më shumë se Chelsea për momentin është oferta që klubi 20 herë kampion i Anglisë është gati ti bëjë katalanasve. United ofron 43 milion euro për mesfushorin 27 vjeçar ndërsa klubi i Roman Abramovich për momentin nuk shkon më shumë 36 milion eurot.Me sa duket transferimi i Cesc Fabregas do të jetë edhe telenovela e re e merkatos verore.