Vllaznia i kalon zvicerianëve të "Geasport" për 3 vitet e ardhshme
Tashmë gjithçka është zyrtare. Kompania zviceriane, "Geasport” do të ketë presidencën e Vllaznisë së Shkodrës për 3 vitet e ardhshme. Sot është arritur marveshja përfundimtare mes kompanisë dhe bashkisë Shkodër. Avokati i administratorit të “Geasport”, Roberto Nava, i cili drejton këtë kompani, ka qenë në Shkodër bashkë me stafin e tij. Ai ka zhvilluar një takim për rreth dy orë me kryetarin e bashkisë Lorenc Luka dhe drejtues të tjerë të klubit të futbollit. Pas bisedës së zhvilluar, të dy palët kanë rënë parimisht dakord që skuadra kuqeblu të kalojë nën administrim të kompanisë zvicerane.Zviceranët kanë shfaqur pikat kryesore të projektit të tyre me të cilat Bashkia e Shkodrës ka gjetur dakordësinë dhe, sipas burimeve, bëhet e ditur se është e kënaqur nga ky projekt dhe i ka besuar ekipin e Vlaznisë. Tani zvicerianët do të nisin nga puna për ndërtuar një ekip konkurues në Superligën Shqiptare.