Prandelli: Jam optimist, polemikat nuk më interesojnë

Tekniku i Kombëtares italiane, Cezare Prandelli, ka folur sot përpara sfidës miqësore që Italia do të luajë kundër Luksemburgut e cila do të zhvillohet në orën 20:45. Trajneri ka theksuar se nuk i pëlqeu shumë loja e Verratit në vendin e Pirlos. Ai tha se do t'i përfshijë të dy në formacion sot, por Verrati duhet të ketë më shumë detyra mbrojtëse, ashtu si Montolivo."E provova Verratin në rolin e Pirlos, por nuk ë pëlqeu dhe aq shumë. Pashë që kishte vështirësi në lojë, por jam i bindur se sot do të jetë krejtsisht ndryshe. Ai duhet të bëjë rolin e Montolivos, dhe ka për t'ja dalë." -tha PrandelliTekniku u ndal gjithashtu edhe tek Botërori. "Jam shumë optimist. Kemi një grup të mirë dhe besoj se do të kemi dhe rezultate të mira. Italia gjithmonë është pretendente. Më kanë kritikuar për zgjedhjet që kam bërë, por unë nuk dua të jap shpjegime. Polemika ka patur dhe do të ketë gjithmonë, unë do të mundohem t'ju qëndroj sa më larg. -deklaroi Prandelli.