Marko Rojs pritet të jetë "goditja" e parë e Barcelonës
Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin e Borusia Dordmund, Marko Rojs dhe tashmë mbetet vetëm që të nisë negociatat me klubin gjerman. 24-vjeçari ka një klauzolë në kontratën e tij e cila e lejon të largohet nëse dikush paguan 35 milionë euro.Rojs është shumë i shpejtë, shumë i përshtatshëm në lojën në grup, por edhe një golashënues. Ai ka profilin e lojtarit që kërkojnë drejtuesit e Barcelonës. Ai mund të jetë lojtari i duhur që do t’i jepte mundësinë Messit të luante si sulmues i mirfilltë, me Neymar nga krahu i majtë.Mesfushori i cili realizoi 16 gola sezonin që lamë pas u përzgjodh lojtari më i mirë i Bundesligës me Dordmund, tashmë do të ishte i gatshëm për të nisur një aventure të re me fanelën e Barcelonës. Gjithsesi fjala e fundit i takon Dordmundit.