Bastian Schweinsteiger: Duhet të motivohemi të gjithë për të triumfuar në Brazil

Mesfushori i Kombëtares gjermane i ka bërë thirje shokëve të ekipit për të qenë të motivuar 100% për Kampionatin Botëror. Sipas gjermanit, vetëm kështu mund të arrijnë të triumfojnë në këtë kompeticion."Botërori në Brazil është motivim më vete për ne. Sot që jam 29 vjeç kam përvojën e duhur për ta drejtuar skuadrën përpara. Por hero nuk bëhesh dot vetëm. Duhet e gjithë skuadra. Nëse keni shpirtin e skuadrës, nëse shfrytëzojmë aftësitë dhe ruajmë ato virtytet e vjetra gjermane, atëherë kemi për të zhvilluar një turne të mirë. Mbajtja e kupës në dorë nuk është ëndërr vetëm e imja, por edhe e gjithë lojtarëve të tjerë."Duhet të japim gjithçka nga vetja dhe të bëjmë sakrifica për kolegët. Kombet e tjera na kanë zili për harmoninë që kemi si skuadër dhe ato çka bëjmë për njëri-tjetrin. Këto gjëra sikur kanë filluar të zbehen te lojtarët e rinj, prandaj duhet t’i rikthejmë. Do të ishte humbje e madhe nëse do t’i nënvlerësonim këto virtyte." -deklaroi Schweinsteiger