Interi kërkon Schmelzer dhe Osvaldon

Duket se ka filluar të lëvizë edhe merkato e klubit të Interit. Mediat italiane raportojnë për një interesim të klubit zi kaltër në drejtim të mbrojtësit të Borusias së Dortmundit Marcel Schmelzer. Lojtari pëlqehet shumë nga tekniku Mazzarri i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit të mundohen të fillojnë bisedimet me klubin gjerman.

Mësohet gjithashtu se edhe mbrojtësi 26 vjeçar do ta mirëpriste një kalim në serinë A. Schmelzer vlerësohet nga Borusia e Dortmundit me shifrën e 10 milion eurove, dhe ky është problemi kryesor për klubin e Interit. Në këtë mënyrë klubi zi italian mund të përfshijë në tratativë Ricky Alvarez duke qene se Dortmundi është interesuar edhe më parë për argjentinasin.

Interi vazhdon të ndjekë edhe Granit Xhakën i cili është i gatshëm të transferohet në Itali por duhet gjetur më parë akordi me Monchenglabahun, në orët e fundit është bërë i ditur edhe një interesim i Spartaku të Moskës për lojtarin kosovar.

Një tjetër emër i përmendur sot si një përforcim i mundshëm për klubin milanez është ai i Pablo Osvaldos. Futbollisti do të kthehet në verë tek Southamptoni pas huazimit tek Juventusi. Mazzarri ka kohë që e ka shprehur vlerësimin e tij për sulmuesin dhe shumë shpejt drejtuesit zi kaltër mund ti parashtrojnë një ofertë klubit anglez. Osvaldo mund të kërkohet edhe në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit tjetër.

Me sa duket klubi zi kaltër ka filluar të mendojë seriozisht për të përforcuar skuadrën pas një paraqitjeje aspak të mirë në sezonin e fundit.