Chelsea arrin akordin me Fabregas
Chelsea arrin akordin me Cesc Fabregas. Mediat spanjolle raportojnë se klubi i Roman Abramovich ka arritur marrëveshjen me ish-lojtarin e Arsenalit për transferimin e tij nga Barcelona tek blutë e Londrës.
Londinezëve tashmë i duhet të plotësojnë kërkesat klubit katalanas të cilët nuk kërkojnë një shifër më të ulët se 36 milion euro për ta lënë të lirë futbollistin spanjoll.Menaxheri i Fabregas e ka bërë të qartë se lojtari kërkon të transferohet në Angli me gjithë interesit që ka shfaqur së fundmi klubi i Bajernit të Mynihut, i cili i shtohet Chelsea-t, Arsenalit, Manchester United-t dhe Manchester City-t në listën e pretendentëve për të përfituar shërbimet e lojtarit të kombëtares spanjolle.
Vetë Fabregas do kish dashur një kalim tek “ topçinjtë” por kur u qartësua se diçka e tillë nuk ishte e mundur atëherë i kërkoi menaxherit të tij që të paktën të kaloi tek një klub londinez.
Tashmë me sa mësohet nga mediat iberike 28 vjeçari e ka gjetur akordin me klubin e Chelsea-t dhe mbetet vetëm të binden blaugranat por duke parë që Fabregas është një lojtar i kërkuar me ngulm nga vetë Jose Mourinho besohet se shumë shpejt do të arrihet edhe marrëveshja mes dy klubeve.Nën shënjestrën e klubit londinez vazhdojnë të jenë edhe dy mesfushorë të tjerë mjaft të talentuar si Koke dhe Pogba. Nëse transferimi i Cesc Fabregas përfundon me sukses dhe nëse njëri mes Pogba dhe Kokes kalon tek klubi londinez atëherë me të vërtetë që mesfusha e Chelsea-t sezonin tjetër do të bëhej ndër më të fortat në botë në mos më e forta.