Carlo Ancelotti kërkon Luis Suarez në skuadër

Interesi i Reali të Madridit për Luis Suarez është bërë i ditur prej kohësh por sot mediat britanike raportojnë se ka qënë vetë trajneri i galaktikave Carlo Ancelotti që i ka kërkuar klubi të tij veçanërisht blerjen e Luis Suarez.Urguajani ka kohë që është në qëndër të merkatos europiane pas sezonit fantastik që zhvilloi me skuadrën e Liverpoolit. Lojtari po rikuperohet nga një dëmtim i lehtë në gju dhe shpreson të luaj në kupën e botës për Uruguain duke mos dhënë asnjë detaj për të ardhmen e tij.

Nga ana tjetër mediat spanjolle raportojnë se presidenti i Realit i ka thënë trajnerit të tij se është i gatshëm të bëjë një ofertë të konsiderueshme nëse tekniku e dëshiron numrin 7 të Liverpoolit në skuadër.Të kuqtë e vlerësojnë 29 vjeçarin afërsisht 80 milion euro por dihet tashmë se mardilenët kur vjen puna për të sjellë në skuadër një yll janë të gatshëm të paguajnë shifra marramendëse.

Nëse presidenti kërkonte bekimin e Ancelottit për të nisur tratativën me Liverpollin ai tashmë e ka atë, jo vetëm kaq por tekniku italian e ka vënë Suarez në krye të listës së tij përsa i përket përforcimeve.

Mësohet gjithashtu nga mediat spanjolle se një transferim i mundshëm i sulmuesit të Liverpoolit në Madrid nuk do të ndikojë në të ardhmen e Karim Benzemas. Raportohet se tekniku italian dëshiron ta mbajë në skuadër francezin pavarësisht se cili lojtar mund të afrohet gjatë verës nga Reali i Madridit.