Mario Balotelli në fokusin e Gallatasarait

Ekipi turk i Gallatasarait, vazhdon të mbetet një surprizë më vete kur merkato është e hapur. Gjithmonë ky ekip ka afruar në shtëpinë e tij, futbollistë nga më të mirët në Botë, ku së fundmi kanë qenë hollandezi Shnajder dhe sulmuesi Didier Drogba i cili do të largohet këtë verë.Për të zvëndësuar Drogba, ekipi turk ka menduar një emër tjetër po aq të famshëm. Sipas mediave turke, Galatasaray ka po monitoron nga afër sulmuesin e Milanit, Mario Balotellin dhe është gati për t'i ofruar atij një kontratë 3-vjeçare.Ekipi turk është gati të paraqitet tek drejtuesit e Milanit me një ofertë prej 20 milionë eurosh plus 7 milionë bonus. Mario Balotelli do të gjejë tek klubi turk Roberto Mancinin, i cili mendohet të jetë edhe njeriu kryesor në arritjen e marrëveshjes.