Balak: Ozil më ka shqetësuar, nuk është aspak në formë
Ish kapiteni gjerman, Mikael Balak, ka folur për Kombëtaren gjermane dhe paraqitjen që kjo Kombëtare mund të të bëjë në Botërorin e Brazilit. Balak u ndal kryesisht tek fantazisti, Mesut Ozil ku theksoi se ky futbollist po e shqetëson së tepërmi me formën e tij të dobët."E pashë në ndeshjen me Kamerunin dhe nuk isha i befasuar me performancën e tij dhe as i frikësuar, por i shqetësuar. Ai dukej i humbur. Ka luajtur shumë mirë në eliminatore, por që kur iu bashkua Arsenalit, duket se ka humbur vetëbesimin.Gjithsesi, ai akoma është lojtar me rëndësi për Botërorin. Duhet të punojë me shumë me trupin. Tani është në një moshë ku nuk quhet më talent apo lojtar premtues. Për të fituar diçka, është shumë e rëndësishme të kesh personalitete në fushë. Kjo është e vetmja pikë ku unë shoh një të metë të vogël në skuadrën gjermane." -deklaroi Balak