De Biazi: Me Hungarinë duhet përqëndrim, do të synojmë fitoren
Sot në orën 20:30, Kombëtarja Shqiptare do të përballet në miqësore me Hungarinë në stadiumin “Ferenc Puskas” të Budapestit. Pas seancës së fundit stërvitore tekniku italian, De Biazi i ka të qarta idetë mbi rreshtimin e skuadrës por gjithsesi nuk ka preferuar ta bëjë publik formacionin. Ai kërkoi gjithashtu të japë mesazhin se për të në këtë sfidë dëshiron të marrë përgjigjet e duhura nga provat që do të bëjë në funksion të së ardhmes teksa deklaroi. Kjo miqësore do t'i shërbejë De Biazit për të eksperimentuar ekipin dhe përfituar vazhdimësi.“Ajo që duhet të kuptojmë në këtë ndeshje është mënyra se si skuadra mund të shprehet dhe të gjejë ekuilibrin. Kjo nuk është shumë e thjeshtë, sidomos nëse kemi parasysh këtu që disa lojtarë kyç për skuadrën tonë kanë munguar ose mund të mungojnë në ndeshjen e ardhshme. Por gjithsesi ne duhet të punojmë të fokusuar dhe të bëjmë bilancin pas çdo ndeshje dhe të përmirësohemi,. NJë fitore do të na bënte mirë për të patur vazhdimësi.” deklaroi De Biazi.