Cavani sulmuesi i 2012 në Seria A me 43 gola

Sulmuesi i Napolit Edison Kavani është një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit Italian që akoma nuk është larguar nga Seria A. Për vitin 2012 çmimi i sulmuesit më të mirë të kampionati Italian i shkon pa as më të voglin dyshim Uruguajanit.Në total bomeri i Napolit në 12 muajt e fundit ka shënuar 43 gola më mirë se asnjë sulmues tjetër i serisë A. Kavani ose siç quhet ndryshe El Matador ka 27 gola në kampionatin Italian gjatë 2012, 6 gola në kupën e Italisë, 7 në Europa Ligë, 1 gol në Chempions Ligë, 1 në superkupën e Italisë dhe 1 gol me kombëtaren e tij në kualifikueset e botërorit të ardhshëm. Pas sulmuesit të talentuar Kavani në seria A vjen një tjetër sulmues i cili zë vendin e dytë për sa i përket golave të shënuar brenda vitit 2012. Bomber, tashmë në përfundim të karrieres Antonio Di Natale që mbron ngjyrat e skuadrës së Udinezez ka shënuar 30 gola dhe vjen mënjëher pas Uruguajanit. Vendin e tretë përsa i përket golashënuesve që luajnë në kampionatin Italian e zë sulmuesi i Interit Diego Milito i cili ka realizuar 1 gol më pak se Di Natale. Pas tyre renditet mënjëherë ish sulmuesi i Milan që ka arritur të shënojë me ngjyrat kuq e zi 23 gola pa numëruar ato që ka shënuar me skuadrën e PSG deri në këtë moment. Pasi po të merrej parasysh një gjë e tillë atëherë gjiganti Suedez do të ishte një nga më të mirët e golashënuesve që vijnë nga Seria. Pas Ibrahimoviç vjen një tjetër emër nga skuadra e Milanit, bëhet fjalë për sulmuesin e ri të talentuar El Sharaui i cili ka shënuar 22 gola me fanellën e Milanit për vitin 2012. Kjo shifër është rritur më së shumti pas largimit të Ibrahimoviç nga skuadra ku hapsirat për të ishin më të mëdha për Faraonin . Me 20 gola të shënuar brenda vitit 2012 është gjermani i Lacios Klose që renditet kështu në vendin e 6 të renditjes së golashënuesve më të mirë të kampionatit Italian për vitin që dalngadalë po lemë pas. Ajo që bie në sy në këto 6 emra të përmendur është mungesa e njërit prej sulmuesve të Juventusit.Kampionët e Italisë edhe pse po dominojnë futbollin në itali nuk kanë arritur të nxjerrin një golashënues për këtë vit pasi te Juventusi më shumë shënon mesfusha se sa vija e parë e sulmit.