Marko Rojs: Dua ta tregoj veten në Botëror

Mesfushori gjerman i Borusia Dordmund, Marko Rojs, ka folur për objektivat personalë në lidhje me Botërorin që do të startojë pas pak ditësh. Ai thekson se pret shumë nga vetja në këtë kompeticion dhe do të japë maksimumin që Gjermania të ecë sa më shumë dhe pse jo të shpallet fitimtare,"Tani jam në vitin e pestë si profesionist. Disa gjëra tani i përgatis më mirë në kokën time. Nuk ka limite apo lojtar perfekt, por e di se çdo ditë me vullnet të fortë mund të përmirësohem. Kjo është vendimtare që të zhvilloj veten.

Pas një sezoni të gjatë me shumë ndeshje, forma një herë bie, kjo është normale. Tani është koha të luftoj pak nga pak, që të jem 100% gati për Botërorin. Por faktori kryesor është skuadra dhe jo individualizmi. Dua të bëhem edhe më i mirë seç e kam treguar veten te Dortmundi.Në vitin e fundit apo në dy vitet e fundit kam pësuar një zhvillim të mirë. Prapë se prapë, nuk jam akoma aty ku mund të jem. E shoh veten në kategorinë ku nuk ka limite për më të mirën." -deklaroi Rojs.