Lampard kërkon të qëndroj te Chelsi
Mesfushori i Chelsit pasi festoi ndeshjen e 500 në kampionatin Anglez me një gol të shënuar në fitoren e thellë të Chelsit ndaj Aston Villës me rezultatin 8-0 po mendon për rinovimin e kontratës me skuadrën e tij aktuale.Sipas mediave Britanike bëhet e dituar se Frenk Lampard ka thënë se do të vazhdojë të impenjohet maksimalisht me Çelsin, në mënyrë që të arrijë të zgjasë kontratën me blutë e Londrës.Mesfushori ka edhe 6 muaj të mbetura në marrëveshjen e tij aktuale me ekipin londinez, ndërsa është përfolur shpesh se do të largohet nga kjo skuadër. Por ai ka bërë të qartë se nuk është ende gati të largohet dhe do të luftojë për të mbrojtur vendin e tij në formacion.Pas ndeshjes kundër Aston Villës kapiteni i Bluve u shpreh se "Nuk është se po përqendrohem në negociatat për kontratën, thjesht po përqendrohem të luaj dhe të shoh si rrjedhin gjërat ndeshje pas ndeshje. Jam i lumtur që po kaloj një forëm të mirë në këto momente. Do të vazhdoj të japë maksimumin dhe të argëtohem me futbollin e luajtur. Besoj se kam ende shumë për të dhënë ndaj do të mundohem të bindë të gjithë për aftësitë e mija ", tha lojtari pas fitores 8-0 të skuadrës së tij ndaj Aston Vilës.Lampard festoi më së miri ndeshjen e tij të 500-të si titullar në kampionat te Çelsi me golin e 190-të të shënuar me fanellën e kësaj skuadre.