Huntelar firmos për Schalke 04 deri në 2015
Skuadrat që prej kohësh kërkonin të blinin kartonin e Holandezit Huntelar janë zhgënjyer disi për faktin se Tulipani ka zgjatur kontratën e tij me klubin gjerman të SchalkesLajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi ku ka thënë se ka arritur marrveshjen me klubin e tij, Schalke 04, deri në vitin 2015. E ardhmja e 29 vjeçarit ishte në dyshim kohëve të fundit, pas spekulimeve të shumta që e lidhnin atë me shumë klube të njohura Europiane, por tani gjithçka është bërë e qartë nga vetë lojtari, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin. ”Jam shumë i lumtur të ndaj këtë lajm të mirë me gjithë tifozët e skuadrës së Shalkes. Kam nënshkruar kontratë të re me Schalke 04 deri në vitin 2015. Tani që kam nënshkruar ndihem më i çliruar dhe kërkoj që të kap sa më shumë rezultate pozitive me këtë skuadër. Pas shumë diskutimesh erdhi momenti i nënshkrimit të cilin në të vërtet e prisja”, ka thënë Huntelaar në profilin e tij në Twitter. Tashmë spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga Gjermania janë zhdukur një herë e përgjithmonë nga vetë lojtari që kërkon ti qëndrojë besnik skuadrës së tij. Skuadrat që deri tani ishin vënë në ndjekje të Huntelar tani duhet të kthejnë kokën për të hedhur në sulm të ndonjë bomberi tjetër pasi ai dëshiron të vashdoj me skuadrën e tij aktuale.