Xavi, fitorja shkon për Titto Vilanovën

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka deklaruar pas ndeshjes se fitorja ndaj Valladolidit me rezultat 3-1 i dedikohet trajnerit Tito Vilanova, i cili iu nënshtrua operacionit dy ditë përpara sfidës.“Ne duam ta festojmë këtë fitore për Titon, dhe urojmë ta kalojë sa më shpejt gjendjen në të cilën ndodhet. Ai po kalon një gjendje shumë të rëndë shëndetsore dhe ne duhet i gjendemi sa më afër trajnerit tonë. Kjo fitore i dedikohet pikërisht atij dhe punës së palodhshme që ka bërë me ne”, theksoi Xavi. Kjo fitore e Barcelonës ishte e 16 nga 17 ndeshje të zhvilluara në La Liga dhe Xavi beson se tashmë situata e titullit Kampion është vetëm në dorën e tyre. "Unë mendoj se ne kemi bërë një punë të mirë deri tani, duhet të vazhdojmë me këto ritme që të fitojmë titullin Kampion. Këtë vit e kemi ne në dorë për ta fituar atë". Ka thënë pas ndeshjes fantazisti i katalanasve.