Roma shumë pranë transferimit të Seydou Keyta

Seydou Keyta mund të jetë përforcimi i parë i klubit të Romës në këtë merkato verore. Sot paradite vjen edhe lajmi se gjërat janë përfunduar mes drejtuesve të Romës dhe atyre të Valencias të cilët disponojnë edhe lojtarin. Brenda pak ditëve, Keyta do të nënshkruajë kontratën me klubin italian, pasi është liruar plotësisht nga Valencia. Problemi i vetëm për drejtorin sportiv të Romës, Sabatini, mbetet se lojtari gjatë janarit do të jetë i zënë në Kupën e Afrikës.Trajneri, Luis Enrike ka shprehur dëshirën për ta patur në ekip, mesfushorin dhe drejtuesit janë duke i plotësuar dëshirën e parë. Keyta ka luajtur më përpara edhe me Barcelonën dhe është një futbollist që mund t'i bënte shumë punë ekipit të kryeqytetit.