Miqësorja me Hungarinë, De Biazi i beson sulmin sërish Cikalleshit
Ne miqësoren me Hungarinë, e cila do të zhvillohet vetëm 4 ditë pas përballjes me Rumaninë në Zvicër, trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi pritet të bëjë disa ndryshime në formacion. Me prurjet e reja si Mërgim Mavrajt dhe Elseid Hysajt, pritet të ketë një riformatim të mbrojtjes, ku këta dy priten të jenë titullarë.Prova e mirë në miqësoren me Rumaninë e kanë bindur trajnerin italian që të aktivizojë titullar si "pykë" sulmuesin e Kukësit, Sokol Cikalleshin. Nga krahët, sulmuesi do të mbështetet nga Valdet Rama dhe Shkëlzen Gashi.Me shumë interes të vecantë pritet edhe aktivizimi i shkodranit, Armando Vajushi, i cili nuk luajti ndaj Rumanisë për arsye fizike. Sipas stafit të Kombëtares, kjo miqësore duhet fituar për të patur vazhdimësi.