Ilir Azemi: Kundër serbisë dua të jem në Kombëtare

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet për kampionatin evropian ‘Francë 2016’, pritet të jetë si ndeshje e madhe për mbarë popullin Shqiptar. Pakti që ka bërë FFK dhe FSHF, për ndërrim të lojtarëve në nevoja të caktuara, mund t’i shkojë për shtat, teknikut tonë Gianni De Biasi, i cili mund ta marrë për ndeshjen me Serbinë sulmuesin e Kosovës, Ilir Azemi.Vetë sulmuesi kosovar i Greuther Furthit, ka shprehur gatishmërinë e tij për të luajtur me Shqipërinë në takim ndaj Serbisë. Në një intervistë për mediat kosovare, Iliri tregon urrejtjen që ka për shtetin fqinj si dhe thekson se dëshiron të luajë atë ndeshje.Ajo se çfarë unë mund të bëj ndaj tyre është të luaj, të shënoj, dhe t’i mposht. Kam dëgjuar që është një marrëveshje që mund të luaj në ndonjë takim me Shqipërinë, dhe e them publikisht se do të doja të isha në fushë ndaj Serbisë, pasi ata na kanë borxh të madh ne kosovarëve." -deklaroi Azemi