Roma bllokon Benatian: Nëse dikush ofron 60 milion euro, ne hyjme në bisedime
Një nga futbollistët të cilet Barcelona po e kerkon me ngulm për të përforcuar repartin e mbrojtjes është futbollisti i Romes, Mehdi Benatia. Megjithatë shanset për të arritur tek marokeni po zbehen nga dita në ditë.Drejtori sportiv i Romës, Sabatini ka folur në lidhje me çështjen e mbrojtësit duke theksuar se nëse dikush do Benatian duhet të shpenzojë jo pak, por mbi 60 mln euro."Benatia nuk është për shitje. Nëse agjenti i tij do që të flasim për një çmim, atëherë të gjitha klubet që janë të interesuar duhet ta konsiderojnë mbrojtësin me një vlerë prej 60 mln eurosh. Nëse dikush do të ofrojë këtë shumë, atëherë unë nuk mendoj se mund të garantoj se ai do të qëndrojë 100% tek ne ", deklaroi ai.Për të siguruar shërbimet e Benatias, Barcelona duhet të mposhtë konkurencën e Man Cityt dhe Bayernit të cilët gjithashtu duan mbrojtësin. Por nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë edhe në kryeqytet tek Roma.