Tomas Myler: Duhet të mbajmë moralin lart, do të na ndihmojë në Botëror

Sulmuesi gjerman, Tomas Myler ka folur në lidhje me Botërorin që do të starojë pas pak ditësh. Ai ka theksuar se se një nga faktorët kryesorë për të triumfuar në Brazil është që kombëtarja gjermane të mbajë lart humorin dhe harmoninë në grup."Atmosfera e mirë shërben si një përgatitje pozitive për një turne të mirë. Gjithmonë skuadra ka nevojë për një mjedis të mirë pasi kjo e bashkon më tepër. Mua jo pak herë më kanë paragjykuar në fakt. Në fillimet e mia, kur më shihnin se si bëja shaka gjatë gjithë kohës, mendonin se nuk isha i përqëndruar. Por kjo është mënyra ime e të përgatiturit. Vetëm kështu mund të jap 100% të vetes.Jemi të gjithë të rinj prandaj është e rëndësishme që të mos rrimë gjithë kohës si ushtarë ‘gati tu’. Duhet edhe të flasim dhe të qeshim pasi këto janë gjëra normale, dhe kanë për të na ndihmuar në Brazil." -mbylli deklaratën e tij Tomas Myler.